Duke parë situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, edhe në arsimin universitar mësimi do të zhvillohet online. Rektori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë bën me dije se senati akademik ka marrë vendimin që prej ditës së sotme procesi mësimor të zhvillohet online.

 

Proces ky që mbështetet në një udhëzim që drejton pedagogët për mënyrën se si do të funksionojë kjo mësimdhënie.

 

Mësimi online do të zhvillohet përmes faqes “Google school” dhe do të vijojë deri në stabilizimin e situatës, kohë kur mësimi do të vijojë normalisht nëpër auditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *