E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Koronavirusi mbërrin në Kosovë?!

Një person në Kosovë dyshohet të jetë infektuar me koronavirus. Lajmi u përhap nga mediat kosovare, ndërsa mësohet se pacienti është i shtruar në Klinikën Infektive brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

 

Po ashtu, raportohet se bëhet fjalë për një paciente femër. Sipas mjekëve, i është bërë analiza e koronavirusit dhe pritet që rezultati të dalë në mesnatë. Lidhur me këtë lajm reagoi edhe ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitija.

 

Reklamë

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus.”

 

Pritet që mjekët e QKUK të dalin në një konferencë të jashtëzakonshme.

 

Koronavirusi është përhapur në shumë shtete të botës, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 723.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë