Australia ka konfirmuar katër rastet e para të infektuar me koronavirusin kines që ka marrë jetën e të paktën 56 personave dhe mbi 2000 të tjerë janë infektuar.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të infektuarit janë tre burra të moshës 53,42 dhe 35 vjecar të cilët ndodhen në spitalin e Sidneit. Dy nga ta kishin udhëtuar nga qyteti Vuhan ku koronarovirusi ka shënuar përhapje të madhe.

 

Ndërkohë autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit. Zyrtarët shëndetësorë në Australi paralajmëruan se ky virus mund të ketë përhapje më të madhe në vend.

 

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha përmes një njoftimi të shtunën se shteti ka siguruar 10 milionë maska për t’u mbrojtur nga virusi.

 

Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *