Zgjerohet harta e vendeve ku ka mbërritur koronavirusi. Teksa nga Kina vjen një lajm i mirë pasi numri i të prekurve vjen në ulje, vendet e tjera po luftojnë që të pengojnë futjen e virusit vdekjeprurës. Koronavirusi ka prekur çdo kontinent, përveç Antarktidës. Ndërkohë, Danimarka dhe Estonia kanë raportuar rastin e parë të infektuar me koronavirus.
Ka edhe vende të tjera të cilët kanë vetëm një rast të konfirmuar, të tilla si: Afaganistani, Algjeria, Belgjika, Brazili, Cambodia, Kroacia, Egjipti, Finlanda, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Rumania.
Australia ka të paktën 22 raste, Austria, 2 raste, Bahrein 33 raste, Kanadaja 12 raste, Franca 18 raste të konfirmuara dhe 2 vdekje, Gjermania 18 raste, Hong Kongu 91 raste dhe 2 vdekje, India 3 raste, Irani 139 të infektuar dhe 19 viktima, Iraku 6 raste, Izraeli 2 raste, Italia 400 të infektuar dhe 12 të vdekur, Japonia 186 raste të konfirmuara dhe 8 vdekje, Kuvajti 26 raste, Malajzia 22 raste, Vietnami 16 raste, ShBA 60 raste, Mbretëria e Bashkuar 13 raste, Emiratet e Bashkuara Arabe 9 raste, Tajlanda 40 raste, Tajvani 32 të infektuar dhe një viktimë, Spanja 12 raste, Singapori 93 raste, Rusia 2 raste dhe Koreja e Jugut 1.595 raste dhe 13 viktima.
OBSH ka deklaruar se bota ndodhet në prag të një pandemie për shkak të përhapjes së gjerë të koronavirusit.





