Politikë
Koronavirusi mban peng zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi po mban peng edhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Mandati prej 100 ditësh i qeverise në detyrë të Oliver Spasovskit tashme ka përfunduar.
Gjithashtu ne Shkup parlamenti eshte shperbere dhe mandati I deputeteve ka përfunduar.
Sipas gjykatës kushtetuese përbërja e legjislativit mund të bëhet vetëm pas zgjedhjeve.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se nesër do të diskutohet për vazhdimin ose jo të orës policore si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Ky vend është më i godituri në ballkan nga koronavirusi pasi ka më shumë se 1500 raste dhe 88 të vdekur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




