E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirusi izolon SHBA/ Në Iran raportohet çdo 10 minuta një viktimë

MIAMI, FLORIDA - MARCH 18: Health care staff from the Community Health of South Florida, Inc. (CHI) prepare to test people for the coronavirus in the parking lot of its Doris Ison Health Center on March 18, 2020 in Miami, Florida. CHI said the testing for COVID-19 will be from Monday through Friday from 9 a.m. to 12 p.m. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 14366 të prekur dhe 217 viktima.  Guvernatori i Kalifornisë në një letër drejtuar presidentit Donald Trump, ngre alarmin se gjatë 8 javëve të ardhshme, më shumë se 25.5 milionë njerëz do të ifektohen.

 

Reklamë

Ai gjithashtu urdhëroi 40 milionë banorë të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit.

 

Urdhëri hyn në fuqi këtë të premte deri në një vendim të dytë dhe përfshin mbylljen e bareve, restorantet, pabet dhe palestrat, ndërsa shërbimet e bankave, farmacive, ushqimoret dhe lavanderitë do të qëndrojnë të hapura.

 

Kalifornia është shteti i 3 më i prekur në SHBA, pas Uashingtonit dhe Nju Jorkut.

 

Situata kritike e krijuar nga koronavirusi detyroi Departamentin Amerikan të ShetetI të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të ndalojë të gjitha udhëtimet ndërkombëtare. Senati amerikan pritet të miratojnë një plan masash prej 247 faqesh për të lehtësuar krizën ekonomike gjatë kësaj periudhe. Plani përfshin nje   cek prej 1200 dollarë për individët, 2.400 dollarë për çiftet dhe 500 dollarë për çdo  fëmijë.

 

E ndërsa e gjithë bota është nën kërcënimin e një armiku të padukshëm, Presidenti Trump akuzoi Kinën si fajtore për pandeminë.

 


DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Pandemia mund të ishte ndaluar pikërisht nga erdhi, nga Kina. SHBA-të do ta kishin parandaluar më shpejt përhapjen e koronavirusit kinez nëse do të ishin informuar më herët për këtë gjë.”

 

 

Trump anuloi edhe takimin e liderve të 7 vendeve më të industrializuara të botës që do të mbahej në muajin qershor. Situata ndërkohë vijon të paraqitet kritike edhe në Iran.

 

Teherani ka njoftuar se çdo 10 minuta një person humb jetën si pasojë e koronavirusit. Irani raportoi për një tjetër rritje të numrit të viktimave këtë të premte, ndërsa në total 1,433 persona kane humbur jeten dhe rreth 20 mijë të tjere jane infektuar.Kina ndërkohë duket se ia ka hedhur sëmundjes duke regjistruar vetëm 39 raste të reja.

 

Njerëzit kanë filluar t’i rikthehen normalitetit. Metrotë janë në shërbim të qytetarëve tashmë, po ashtu edhe qendrat tregtare e madje kane rinusur edhe fluturimet. Por autoritetet kineze detyrojnë çdo udhëtar nga Europa apo vendet e tjera të prekura nga koronavirusi t’i nënshtrohen vetkarantinimit për 14 ditë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë