E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Koronavirusi i merr jetën një tjetër të riu

Një 28-vjeçar mësohet se ka humbur jetën për shkak se ishte prekur nga COVID-19. Lajmi u konfirmua nga OSHEE Shkodër, përmes një postimi në “Facebook”. Anton Çuni punonte elektriçist.

Reklamë

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ???? U prehtë në paqe????”

Reklamë

Më herët në vendin tonë kanë vdekur me koronavirus edhe një 21-vjeçare dhe një 31-vjeçar.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë të bëjë përditësimin e shifrave në orën 16.00 për të treguar sa pacientë kanë humbur jetën në orët e fundit dhe sa raste të reja janë gjetur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë