Subscribe

Mjeku dhe pedagogu Arjan Pushi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetesisë.

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ndodhej në gjëndje të rëndë, i intubuar për shkak të koronavirusit.

Një ditë më parë një nga koleget e tij madje kishte nxituar të lajmëronte në faqen e tij në facebook, vdekjen e Arjan Pushit, një lajm që reszultoi fals dhe që u përgenjeshtrua nga Ministria. Mirëpo këtë të martë, doktor Pushi humbi njëhëre e përgjithmonë betejen me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Mjeku Arjan Pushi ishtë 58 vjeç. Ai ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Doktor Pushi bëhet viktima e 64 nga Covid-19 në vendin tonë.

Vetëm këtë të martë janë shënuar 4 viktima nga koronavirusi në Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *