Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u shpreh i prerë se Kongresi i PS do të mbahet në datën 28 shkurt. Teksa pati dyshime se ky organizim mund të anulohej për shkak të frikës nga koronavirusi, Balla tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

 

“Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën cdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej ne Europë. Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapsirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, sic është Pallati i Kongreseve, për cdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese. Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH.”

 

Duke folur për mediat, Balla hodhi kritika edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Për Ballën, Berisha është ai që po e shfrytëzon këtë rast për të ngritur alarme në të gjithë vendin.

 

“Personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi. Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karatantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor. Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *