Subscribe

Një rast I dyshimte I një qytetari që kishte simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit ka frikësuar Greqinë gjatë orëve të fundit.

Bëhej fjalë për një 60 vjecar nga Selaniku I cili kishte udhëtuar në Kinë një javë më parë dhe së fundmi ishte kthyer në Greqi.

Qytetari kishte ethe dhe probleme në frymëmarrje dhe për këtë arsye u izolua menjeherë.

Megjithatë mengjesin e sotëm pas analizave që iu bënë në spital, përgjigjet ishin negative, pra nuk rezulton të jetë I prekur nga koronavirusi.

Megjithatë autoritetet në Greqi bënë të ditur se pacientit do ti bëhen analiza edhe më të hollësishme për siguri maksimale në këtë rast.

Greqia po përgatitet të ndërmarrë hapa të rrepta parandaluese në kuadër të kësaj sëmundje që është kthyer në emergjence globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *