Subscribe

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi këtë të martë se rreth 600 të dënuar do të lënë qelitë në kuadër të masave të marra për koronavirusin. Në një bashkëbisedim online, Gjonaj tregoi edhe kategoritë që përfitojnë.

 

“Dje u miratua lirimi për të dënuarit me rrezikshmeri të ulët dhe që vuajnë nga sëmundje që krijojnë terren për prekjen nga Covid 19. Do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që nga data e hyrjes në burg ju ka mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që nga data e hyrjes ju ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjec dhe vujanë nga ndonjë sëmundje kronike. Të dyja kategorintë përftojnë vetëm nëse nuk kanë kryer krime të rënëda, pjesëmarrje në organizata kriminale etj..”

 

Etilda Gjonaj siguroi se në burgje janë marrë të gjitha masat kundër COVID-19. Ajo deklaroi se deri tani nuk ka asnjë të prekur mes të burgosurve.

 

“Kemi marrë të gjitha masat nga plani i luftës për mbrojtjen e tyre kemi rritur kujdesin mjeksor për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, takimet me familjarët janë të pezulluara plotësisht, do të bëhen përmes komunikimin on line me qëllim mbrojtjen e shëndetit. Ka një infrastrukturë mjekësore të posacme në burgje, dhe deri tani snjë rast nuk kemi pasur të prekur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *