440 familje në bashkinë e Urës Vajgurore janë duke u ndihmuar nga stafi i bashkisë për të gjitha nevojat e mundshme që i lidhin me botën e jashtme, që nga furnizimi me ushqime, medikamente apo edhe lidhur me pagesat e mundshme nëpër institucione.

 

Kryesisht u janë shpërndarë pensionistëve të vetmuar, familjeve në nevojë ,familjeve që trajtohen me ndihmë sociale nga bashkia si dhe familjeve të mëdha kryesisht me 6 persona.

 

Kryebashkiakja Juliana Mema  shprehet se është ngritur një staf pune në gatishmëri përgjatë 24 orëve për të ndihmuar të moshuarit, familjet me ndihmë ekonomike, ato që marrin pagesën e 6% të bllok ndihmës, si dhe familjet që marrin pagesa paaftësie. Gjithashtu jane në vijim dhe 80 familje të tjera, u shpreh jashtë kamerës ajo.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *