E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Bota

Koronavirusi/ 16.8 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës 3 javët e fundit

Një në 10 punonjës në SHBA kanë humbur vendin e tij të punën si pasojë e përhapjes së COVID-19. Ky është rekordi më i lartë i humbjeve të vendeve të punës që nga viti 1948.

 

Numri i atyre që kanë mbetur pa punë në SHBA ka arritur në mbi 16.8 milionë persona gjatë 3 javëve të fundit.

 

Reklamë

Në këto kushte të vështira, shumë qytetarë janë në pritje të ofrimit të ndihmave financiare nga qeveria. Këto pagesa mendohet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët.

 

Ndërkohë, parashikohet se shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frikshme dhe se kriza që do të shkaktojë pandemia do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë