E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirus/ Rritje e lehtë e numrit të viktimave brenda një dite në Itali

Ilustrim · Vizion Plus

Italia regjistron 236 viktima (41 me shume se një ditë më parë) dhe 1,075 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Që prej fillimit të përhapjes së virusit e deri tani, numri i të infektuarve arrin në total në 213,013. Ndërsa viktimat janë gjithsej 29,315.

Ndërkohë, vijon të pësojë rënie edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive. Deri më tani ndodhen 1,427 pacientë, 52 më pak se të hënën.

Po ashtu, të shëruarit po shtohen. 2,552 pacientë të tjerë kanë lënë spitalet, dukë bërë që numrin i përgjithshëm i të rikuperuarve të arrijë në 85,231.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh