E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koronavirus/ Rezultate pozitive në testet e para të vaksinës

Ndërmarrja e bioteknologjisë amerikane “Moderna” ka njoftuar se rezultatet e para të eksperimentimit të saj mbi vaksinën e mundshme për koronavirus, kanë qenë “pozitive”. Faza 1 e provave klinike, tregoi se njerëzit që iu nënshtruan eksperimentit zhvilluan antitrupa në një mënyrë të ngjashme me pacientët Covid-19 që shërohen.

Nivelet e antitrupave të zbuluar në tetë personat e parë që bënë prova klinike ishin të barabarta ose më të mëdha se ato që gjenden te pacientët e kuruar nga Covid-19.

Ky model vaksine gjatë eksperimenteve treguar deri më tani se është  mjaftueshëm I sigurtë dhe nuk ka paraqitur dëme anësore serioze.

Kompania Moderna, e cila punon me Institutin Kombëtar të Alergjisë së Sëmundjeve Infektive të udhëhequr nga virologu Anthony Fauci, tani do të fillojë fazën 2 të testeve dhe në korrik shpreson të nisë fazën e trete dhe te fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë