E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 11 minuta më parë
Video · Bota

Koreja: Gati të bisedojmë me Trump

Koreja e Veriut është e gatshme të zhvilloje bisedime me administratën amerikane. Pak kohë pasi presidenti Donald Trump u shpreh se do të ishte i nderuar të takohej me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, një zyrtar nga Pheniani tha se bisedimet do të mbahen nëse do të ekzistojnë rrethanat e duhura.

 

Zyrtari i ministrisë së Jashtme, i angazhuar më parë në negociata për programin bërthamor të Koresë se Veriut pati një takim më ish zyrtarë të qeverisë amerikane në Norvegji, ku tha se dialogu është i mundur. Këto deklarata vijnë pas tensioneve rreth programit bërthamor dhe atë të raketave të Koresë së Veriut.

 

Reklamë

SHBA më herët ka folur për zgjidhjen diplomatike të konfliktit me Korenë, ndonëse të gjitha opsionet janë në tryezë. Javën e fundit Pheniani është angazhuar në disa stërvitje ushtarake, si tregues të forcës dhe SHBA është kundërpërgjigjur duke dërguar luftanije në rajon për të instaluar një sistem antiraketor në Korenë e Jugut.

 

 

Më shumë video

Reklamë