Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar për vdekje dhe është djegur nga trupat e Koresë së Veriut. Këtë gjë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugut, e cila dënoi “aktin brutal”.

 

Ajo tha se burri, i cili punonte për Departamentin e Peshkimit, u zhduk nga një anije patrullimi afër kufirit dhe u gjet më vonë në ujërat e Koresë së Veriut.

 

Ushtarët e Koresë së Veriut e qëlluan atë, pastaj derdhën vaj mbi trupin e tij dhe e dogjën. Kjo masë besohet se u mor sepse Koreja e Veriut pretendon se kështu do të ndalojë përhapjen e koronavirusit.

 

Kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë. Në korrik 2008, një turist u qëllua nga një ushtar në malin Kumgang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *