Koreja e Veriut ka realizuar testin e tretë raketor brenda tre javësh. Raketa balistike, me rreze te shkurtër veprimi ra ne oqean, 200 milje nga brigjet japoneze. Kjo solli reagimin e ashpër te Tokios, por edhe Seulit zyrtar. Sipas autoriteteve te Koresë e Jugut, raketa e llojit Skud, ka qëndruar per rreth 6 minuta ne ajër, duke fluturuar per gati 450 kilometra. Ndërsa autoritetet japoneze pretendojnë se ajo ka rene brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike. Testi i raketës është dënuar ashpër edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *