E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 18 minuta më parë
Bota

Koreja e Veriut teston raketën/ Kim Jong Un: Forcojmë armatimin tonë kundër SHBA-së

Në kulmin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë, Koreja e Veriut demonstron forcën bërthamore duke testuar raketën e re balistike ndërkontinentale, Hwasong-17.

Lideri i vendit komunist, Kim Jong Un deklaroi se arma u krijua për të penguar çdo lëvizje ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Ky ishte testi i parë i plotë i raketës ndërkontinentale e cila fluturoi më lart dhe më gjatë se çdo test i mëparshëm. Japonia konfirmoi rrëzimin e saj 150 kilometra në perëndim të zonës Oshima në Hokkaida dhe brenda zonës ekskluzive ekonomike kombëtare.

Reklamë

 

Testimi raketor u dënua nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida të cilët zhvilluan takim dypalësh në Bruksel në kuadër të samitit të liderëve të G7.

Kina, aleati i vetëm kryesor i Koresë së Veriut, kërkoi përmbajtje nga “të gjitha anët” pas testit. Ndërsa, Këshilli i Sigurimit ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar provokimin.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi se testimi i raketës balistike ndërkontinentale është “shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë