Në një shfaqje force, Koreja e Veriu lëshoi një raketë balistike të mërkurën, 26 qershor.

Pheniani ka kryer me sukses një test ndarjeje dhe kontrolli të kokave individuale më 26 qershor, raportoi agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA, duke nënvizuar se “kokat e ndara goditën tre objektiva së bashku”.

Sipas KCNA, nisja kishte për qëllim të testonte MIRV (Multiple Independently Targetable Reentry Vehicle Technology), e cila i referohet aftësisë për të lëshuar koka të pavarura me një raketë të vetme balistike.

Shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes kombëtare në Seul e quajti pretendimin e Phenianit për një “test të suksesshëm” mashtrues. Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte dështuar të lëshonte një “raketë ndoshta hipersonike” që shpërtheu në ajër.

Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar lëshimin e raketës balistike të Koresë së Veriut, duke nënvizuar se ajo përfaqëson një kërcënim serioz dhe përbën shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *