Pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga SHBA për programin bërthamor të Koresë së Veriut, Pheniani vazhdon të testojë raketa. Një tjetër me rreze te mesme veprimi është ngritur nga porti lindor Sinpo dhe është rrëzuar në Detin e Japonisë. Sipas ministrisë së Mbrojtjes koreano-jugore, raketa ka përshkuar rreth 60 km.

 

Ky është testi i fundit në një seri provash të Koresë së Veriut, që ndodh në prag të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në SHBA, ku do të takohet ditën e enjte me presidentin amerikan Trump. Synimi është frenimi i programit bërthamor dhe të raketave të Phenianit dhe që Pekini, aleat i tij të ushtrojë presion për të ndihmuar më shumë për këtë çështje.

 

SHBA nuk kanë bërë komente duke theksuar se kanë folur mjaftueshëm për Korenë e Veriut, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar si provokim për paqen dhe sigurinë.

 

Në një intervistë të ditëve të fundit në “Financial Times”, Trupm kishte theksuar se Uashingoni është i gatshëm të veprojë edhe pa bashkëpunimin e Kinës. OKB ka vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut për shkak të testeve bërthamore, por ajo nuk ka bërë hapa pas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *