Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore. Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla.

 

Ministri i mbrojtjes i Jugut, Jeong Kyeong-doo, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme.

 

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë. Kur i lëshoi raketat, ditë më parë, Korea e Veriut tha se veprimi shënonte “paralajmërim solemn” për Korenë e Jugut në lidhje me ushtrimet e planifikuara ushtarake me Uashingtonin.

 

Ky ishte aksioni i parë i tillë, që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qershor.

 

Kim Jong Un,i sheh këto ushtrime si përgatitje për pushtim të vendit të tij.

 

Koreja e Veriut i quajti stërvitjet “një shkelje” të deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Trump dhe Kim në bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Singapor vitin e kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *