Koreja e Veriut dyshohet se vetëm disa orë pasi Peniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA, mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse.

 

Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë të Koresë së Jugut, të cilët janë shprehur se një raketë e lëshuar pranë portit të Ëonsan fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë.

 

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se nëse një veprim i tillë konfirmohet, kjo do të ishte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut ka realizuar që nga muaji maj.

 

Ndërkohë kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ishte një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalon Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.

 

Bisedimet janë ndërprerë pasi samiti i Hanoi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në shkurt përfundoi pa një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *