Koreja e Veriut i konsideron sanksionet e fundit të OKB ndaj saj si një akt lufte.

 

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, thuhet se masat ishin të barabarta me një bllokadë totale ekonomike.

 

“Shtetet e Bashkuara të tmerruar plotësisht nga arritjet tona, të forcës bërthamore të shtetit, po bëhen gjithnjë e më të tërbuar në lëvizjet për të rritur sanksionet dhe presionin ndaj vendit tone. Ne i konsiderojmë sanksionet si një shkelje të dhunshme të sovranitetit të republikës dhe një akt lufte që shkatërron paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean. Nëse SHBA dëshiron të jetojë në mënyrë të sigurt, duhet të heqë dorë nga politika e saj armiqësore”. – thuhet në deklaratë.

 

Reagimi vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB vendosi sanksione të reja në përgjigje të testeve të raketave balistike të Phenianit.

 

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur njëzëri edhe nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit përfshin uljen deri ne 90 përqind te sasisë se naftës që importon Koreja e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *