Koreja e Veriut ka ndërmarrë nje tjeter test te nje rakete balistike, vetem pak dite pas zgjedhjes se nje presidenti te ri ne Korene e Jugut. Zyrtaret japineze deklaruan se raketa, e leshuar nga veriperendimori i Kusong, arriti nje lartesi prej 2 mije kilometrash. Presidenti i ri i korese se jugut, Mun Jae-in deklaroi se ky ishte nje provokim i hapur.

 

Kreu i Shtepise se Bardhe Trump beri thirrje per sanksione me te forta ndaj veriut, ndërsa Kina apeloi oper vetëpërmbajtje. Nje seri testesh nga Koreja e Veriut kete vit, te cilat jane te ndaluara nga OKB-ja, ka vene ne alarm komunitetin ndërkombëtar dhe kane shtuar tensionet me amerikanet.

 

Dy teste raketash dështuan muajin e kaluar, pasi ato shpërthyen vetem pak sekonda nga lëshimi. Autoritetet po hetojnë ne lidhje me testin me te fundit te verioreve, ndërsa autoritetet japoneze te Ministrisë se Mbrojtjes thonë se raketa ka qëndruar ne ajër per reth 30 minuta, përpara se te binte ne Detin e Japonisë. Ende nuk dihet nëse behet fjale per nje lloj te ri rakete apo jo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *