Koreja e Veriut nisi shkatërrimin e centraleve bërthamore pak para takimit historik të Singaporit më 12 qershor mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Phenianit Kim Jong Un.
Edhe pse pas samitit nuk u raportua për një marrëveshjeje konkrete mbi denuklaerizimin e gadishullit Korean, u nënkuptua se dy liderët kishin rënë parimisht dakord.
Por agjencisë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut po mashtron, pasi ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete gjatë muajve të fundit.
Raporti është publikuar në mediat amerikane që citojnë disa zyrtarë të cilët flasin në kushtet e anonimitetit për një përshkallëzim të uraniumit të pasuruar, pavarësisht angazhimeve të Phenianit në bisedime diplomatike me SHBA.
Sipas tyre “ka prova absolutisht të qarta se Pheniani po përpiqet të mashtrojë Shtetet e Bashkuara”, pasi Koreja e Veriut ka më shumë sesa një vend sekret bërthamor, përveç mjediseve të njohura të prodhimit në Jongbion.
Ndërkohë Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka refuzuar të komentojë raportin.
Pas samitit të Singaporit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në “Twitter” se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Ndërsa javën e kaluar, ai tha për mediat se proces i “denuclearization total ka filluar tashmë” në Korenë e Veriut.





