Koreja e Veriut ka paralajmëruar këtë të diele për një sulm të pamëshirshëm ndaj SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. Paralajmërimi vjen vetëm një ditë pasi paqeruajtësit e Shteteve të bashkuara dhe Korea e Jugut do të fillojnë stërvitjet ushtarake. Pheniani e konsideron stërvitjen e përbashkët si një sjellje të pamatur që e shtyn situatën në prag të një lufte bërthamore.

 

Në paralajmërim theksohet se ushtria do të synojë SHBA-të në ço kohë, dhe as Guami, Hawai dhe as kontinenti amerikan nuk do t’i shpëtojnë sulmit të pamëshirshëm. Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë acaruar së tepërmi javët e fundit.

 

Vetëm javën e kaluar, Peiani tha se kishte përfunduar një plan për të hedhur katër raketa drejt territorit amerikan të Guamit. Media shtetërore njoftoi se udhëheqësi Kim Jong Un, do t’i lëshojë raketat në bazë të sjelljes dhe sanksioneve që do të ndërmarrin SHBA-të ndaj vendit komunist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *