Koreja e Veriut do të vazhdojë të testojë raketa balistike, pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe rritjes së tensionit ushtarak me SHBA. Ky është qëndrimi i shprehur nga zëvendës ministri i jashtëm koreano-verior për BBC-ne, duke shtuar se Peniani do të bëjë teste raketash çdo javë, muaj dhe vit. Megjithatë, ai nënvizoi se lufta do të vijë vetëm nëse SHBA ndërmerr aksione ushtarake.

 

Komentet e zëvendës ministrit koreano-verior janë nje kundërpërgjigje direkte e deklaratave te zv/presidentit amerikan Majk Pence, qe paralajmëroi Penianin te mos vere ne prove SHBA-ne. Sipas Pence, durimi amerikan me Korenë e Veriut ka marrë fund. Pence i bëri këto komente nga Koreja e Jugut, pikërisht nga zona e çmilitarizuar mes dy fqinjëve armiqësorë.

 

Deklaratat e forta janë shoqëruar edhe me lëvizje ne gadishullin korean. Kështu, amerikanet kane rritur prezencën e tyre ushtarake, ndërsa raportohet se edhe ushtria koreano-jugor ka rritur nivelin e gatishmërisë dhe ka zhvilluar se fundmi disa stërvitje, edhe me asistencën amerikane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *