Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara përballë 120 udhëheqësve botërorë, ka bërë thirrje për reformë të OKB-së, duke theksuar se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e saj.

 

“OKB ka ushqyer të uriturit, ka ndihmuar në katastrofa natyrore dhe ka fuqizuar femrat në shumë shoqëri në botë. Por vitet e fundit OKB nuk ka arritur potencialin e saj të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmanaxhimit. Që prej vitit 2000, buxheti i OKB është rritur me 140%, ndërsa stafi është dyfishuar, por ende s’kemi parë rezultatet në nivel të këtij investimi.”

 

Presidenti amerikan shtoi se çdo vend duhet të paguajë pjesën e tij për kostot e OKB, duke e cilësuar të padrejtë faturën qe përballon SHBA. Trump nxiti anëtarët e organizatës të guxojnë dhe jo të vazhdojnë punën si zakonisht, ndërsa i bëri thirrje sekretari të Përgjithshëm, Antonoi Guteres që të sjellë ndryshime.

 

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron merr pjese per here te pare si udhëheqës i Francës.

 

Një nga temat më të rëndësishme në këtë asamble që do të jetë në fokusin e liderëve botërorë është Koreja e Veriut dhe kërcënimi nga programi bërthamor. Këshilli i Sigurimit e të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë, i kanë dënuar provat raketore të Phenianit.

 

Udhëheqësit do të diskutojnë edhe për krizën humanitare në Mianmar, ku të paktën 400,000 myslimanëve Rohinga janë detyruar te kalojnë kufirin per t’u vendosur ne Bangladesh. Nobelistja e paqes, Aung San Su Kji, njëherësh edhe udhëheqësja e Mianmarit ka refuzuar te jete pjese e Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së, pasi sipas mbështetësve të saj, ka punë më të rëndësishme për t’u marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *