Koreja e Veriut ka vendosur lirimin e 3 shtetasve amerikanë që ndodhen prej muajsh në burg në vendin komunist. Lirimi i tyre sipas mediave amerikane, nuk lidhet me përpjekjet për denuklearizimin e gadishullit.

 

Donald Trump, i cili duket se do të bëhet Presidenti i parë amerikan që takon një udhëheqës të Koresë së Veriut, tha muajin e kaluar se administrata e tij po bën çmos “për të kthyer të tre amerikanët në shtëpi”.

 

Me anë të një postimi në Twitter mbrëmjen e së mërkurës, kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi ish presidentin Barack Obama se përpjekjet e tij për lirimin e amerikanëve dështuan.

 

“Siç të gjithë janë të vetëdijshëm, administrata e kaluar ka kërkuar prej kohësh lirimin e tre pengje nga kampi i punës i Koresë së Veriut, por pa sukses! Qëndroni gati”.

 

Një nga të burgosurit është arrestuar para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, nën akuzat për “spiunazh dhe kryerjen e veprimeve armiqësore kundër regjimit të Kim Jong Un, ndërsa dy të tjerët pranverën e kaluar, gjatë periudhës së tensioneve mes Uashingtonit dhe Phenianit.

 

Prej më shumë se 60 vitesh qytetarët koreano-veriorë janë përballur me shkeljen e të drejtave të njeriut, gjë të cilën administrate e Trump e ka dënuar ashpër.

 

Megjithatë vendimi i Phenianit për lirimin e të burgosurve i cili vjen pak javë para takimit historik që do të mbahet mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un, duket se po ndez dritën jeshile për qytetarët e Koresë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *