Koreja e Veriut nisi atë që fillimisht e quajti një “përforcues hapësinor” drejt jugut, duke shkaktuar alarm në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku u planifikuan evakuime emergjente, por që më vonë u anuluan.

Menjëherë pas kësaj, agjencia zyrtare e Phenianit njoftoi se raketa transportuese e satelitit “ra në det”, duke u përplasur në Detin Korean Perëndimor për shkak të një ndezjeje jonormale të motorit.

Koreja e Veriut njoftoi dje se do të lëshonte satelitin e saj të parë ushtarak zbulues në qershor.

 

 SHBA permes nje reagimi e denoi ashper kete veprim.

 

Sipas Pentagonit nisja ne hapesire e satelitit ushtarak duhet të konsiderohet si “shkelje e rezolutave të ndryshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rrit tensionet dhe rrezikon destabilizimin e situatës në rajon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *