Subscribe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka reaguar menjëherë ndaj lëshimit të raketës balistike të Koresë së Veriut mbi qiellin e Japonisë. Trump ka paralajmëruar se të gjitha opsionet kundër Koresë së Veriut janë në tavoline.

 

“Të gjitha opsionet janë ne tavoline për diskutim. Bota e ka marrë mesazhin e fundit të Koresë së Veriut me zë të lartë dhe të qartë. Ky regjim ka sinjalizuar përçmimin për fqinjët, për të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe për standardet minimale të sjelljes së pranueshme ndërkombëtare.”

 

Koreja e Veriut e lëshoi raketën balistike mbi qiellin e Japonisë mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 6 të mëngjesit.

 

Ajo kaloi mbi Japoni për rreth 15 minuta dhe më pas u nda në tre pjesë, para se të binte në Oqeanin Paqësor rreth 1.200 kilometra larg bregut japonez.

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme zyrtarë të lartë  në Tokio e dënuan ashpër lëshimin e raketës, duke thënë se ky është një kërcënim shumë serioz për Japoninë.

 

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka cilësuar ngjarjen si një kërcënim serioz dhe tejet të rëndë. Pas hedhjes së raketës, Abe zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku ranë dakord për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të këshillit të Sigurimit të OKB-së për të rritur presionin ndaj Koresë së Veriut.

 

Por ne alarm është edhe Koreja e Jugut.

 

Në përgjigje kundër lëshimit të raketës, autoritetet urdhëruan ne mëngjes një stërvitje për mbrojtjen ndaj bombave. Ishte një test për aftësitë në rast emergjencash,  si dhe për t’i demonstruar Koresë së Veriut fuqinë e Seulit.

 

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë duke kërcënuar Japoninë. Por, rasti i kësaj të marte vjen në një kohe tensionesh të mëdha pas kërcënimeve të Penianit për të hedhur raketa edhe drejt ishullit amerikan të Guamit.

 

Pak javë më parë, diktatori i vendit komunist Kim Jong Un, kërcënoi se do të ndërmerrte sulme të pamëshirshme ndaj Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *