E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Veriut, Kim Jong Un fiton 100% të votave   

Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Korenë e Veriut nuk sollën surpriza. Partia e Punëtorëve fitoi 100 për qind të votave duke rikonfirmuar liderin suprem Kim Jon-un në krye të vendit.

 

Zgjedhjet janë të dytat, që nga ardhja në pushtet e Kim Jong-Un, ndërsa ajo që vihet re është se ka një zbritje të votuesve koreano-veriorë në zgjedhje në krahasim me 5 vite më parë ku  morën pjesë 99.97 për qind e votuesve.

 

Reklamë

Komiteti Qendror i Zgjedhjeve i Koresë njoftoi se 92.3 % e njerëzve me të drejtë vote  kanë marrë pjesë në procesin elektoral. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, u rizgjodh në mënyrë unanime në parlamentin e vendit pasi vetëm emri i tij ishte kandidat në fletën e votimit me “po” ose “jo”.

 

Në vend që të jetë një zgjedhje demokratike pluraliste midis kandidatëve, zgjedhjet në Korenë e Veriut në mënyrë sipërfaqësore u ofrojnë njerëzve mundësinë për të miratuar politikanët e paracaktuar nga partia kryesore.

 

Duke njoftuar fitoren agjencia shtetërore e medias deklaroi: “Kjo është një shprehje e mbështetjes absolute të njerëzve dhe besimit të thellë në udhëheqësin suprem Kim Jong-Un, pasi ata me qëndrim besnik ndaj tij votuan me një mendje të vetme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë