Subscribe

Tensionet mes Koresë se Veriut dhe Shteteve te Bashkuara janë rikthyer, pasi Pheniani njoftoi se ka testuar me sukses nje motor te ri per raketat balistike ndërkontinentale. Siç raportoi agjencia e lajmeve KCNA, ky lloj motori ka kapacitet te kryeje sulme bërthamore ne territorin e Shteteve te Bashkuara. Testi u krye ne vendin prej nga lëshohen raketat me rreze te gjate veprimi pranë brigjeve perëndimore dhe është i fundit ne nje seri provash te kryera nga ky shtet. Gjate testimit ka qene i pranishëm edhe udhëheqësi Kim Jong-un, i cili deklaroi se tashme vendi do te mbaje larg pellgun e se keqes, përfshire këtu edhe token amerikane. Përgjigjja e Uashingtonit ishte e menjëhershme, përmes zedhenesit te departamentit te shtetit Mark Toner. “Koreja e Veriut duhet te heqë dore nga veprimet dhe retorika qe destabilizon edhe me tej rajonin dhe te beje hapa konkrete përpara ne përmbushjen e zotimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare”, deklaroi ai. Ketë vit, Koreja e Veriut ka testuar edhe nje rakete bërthamore dhe nje tjetër me rreze te gjate veprimi. Me herët, Pheniani kishte njoftuar testimin e bombës se pare me hidrogjen, veprime këto qe kane çuar ne sanksione te reja ndërkombëtare kundër këtij shteti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *