Koreja e Veriut kërcënon sërish SHBA, duke deklaruar se është gati të fundosë një aeroplanmbajtëse amerikan, që ndodhet në ujërat e Paqësorit Perëndimor.

 

Kjo është një tjetër shfaqje force, ndërsa dy anije të marinës japoneze i janë bashkuar aeroplanmbajtëses për të kryer stërvitje ushtarake.

 

Prej ditësh ajo i është drejtuar Gadishullit Korean me urdhër të presidentit amerikan Trump. “Forcat tona revolucionare janë gati ta fundosin aeroplanmbajtësen me një goditje të vetme”, theksohet në një koment në gazetën e Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut.

 

Shteti komunist ka kërcënuar gjithashtu se do të sulmojë edhe Australinë me armë bërthamore, nëse ajo vazhdon të mbetët aleate e SHBA-së.

 

Presidenti Trump ka theksuar se nuk do të lejojë Phenianin që të sulmojnë SHBA-në me raketë bërthamore dhe se të gjitha opsionet, përshirë një sulm ushtarak janë të mundshme. Forcat ushtarake në Korenë e Jugut ndodhen në gjendje gatishmërie, ndërsa Kina, aleati i Koresë së Veriut ka apeluar për qetësi.

 

Tensioni mes SHBA dhe Koresë së Veriut është rritur edhe për shkak të një tjetër ngjarjeje. Një shtetas amerikan është arrestuar, teksa përpiqej të largohej nga aeroporti i Phenianit, duke e çuar në tre numrin e te ndaluarve. Amerikani, rreth të 50-ve është një ish-profesor në një universitet të Kinës, që ndodhej në Korenë e Veriut për një program ndihmash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *