Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Koreja e Veriut: Kemi ndërtuar një nëndetëse të re bërthamore

8 Shtator 09:26

Koreja e Veriut pretendoi se nëndetësja e saj e re ka aftësi për të kryer sulme bërthamore. Kjo nëndetëse është zhvilluar prej vitesh dhe sipas liderit verikorean, Kim Jong Un, ajo është thelbësore për përpjekjet e tij për të krijuar anije me aftësi bërthamore për të kundërshtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij aziatikë.

 

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, tha se anija, e emërtuar “Hero Kim Kun Ok”, është dizajnuar të lëshojë armë taktike bërthamore nga uji, por specifikoi se sa raketa mund të bartë dhe të lëshojë.

 

Zyrtarët e Koresë së Jugut u shprehën skeptikë se nëndetësja funksionon ashtu siç e ka përshkruar Veriu, dhe thanë se anija ka të ngjarë që ende nuk është gati për të kryer operacione. Megjithatë, zhvillimi i kësaj nëndetëseje tregon se si Veriu vazhdon që potencialisht të rrisë arsenalin bërthamor me sisteme që vështirë detektohen paraprakisht.

 

Bazuar në komentet e Kimit dhe fotografive të publikuara nga mediat verikoreane, ka të ngjarë që nëndetësja është e njëjta që Kim inspektoi më 2019, kur ajo ishte ende duke u ndërtuar. Atëbotë, ekspertët kishin vlerësuar se ndërtimi i nëndetëses ishte një përpjekje për të fshehur një nëndetëse ekzistuese.

 

Nëndetësja duket se ka të paktën dhjetë tuba për lëshim, katër prej të cilëve janë më të mëdha, që potencialisht mund të jenë të dizajnuara për të lëshuar raketa.

 

“Kjo nëndetëse, edhe pse është modifikuar shumë, është e bazuar në teknologjinë sovjetike të viteve ’50 dhe do të ketë kufizime për këtë fakt. Megjithatë, në kuptim të ndërlikimit të sfidave me të cilat do të përballet SHBA-ja dhe aleatët e saj, kjo nëndetëse do t’iu shërbejë qëllimeve të Koresë së Veriut”, tha Ankit Panda, ekspert në Carnegie Endowment for International Peace.

 

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash të dizajnuara që të lëshohen nga nëndetëses, përderisa shteti ka kërkuar që të posedojë aftësi që të kryejë sulme bërthamore nga nëndetëset. Në teori, kapacitete të tilla do të rrisnin aftësinë e këtij shteti për t’u hakmarrë në rast të një sulmi bërthamor nga toka./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Koreja e Veriut nendetese berthamore

Nga e njëjta kategori

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!

më shumë...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

më shumë...

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA në Toronto

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.