E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Veriut, e gatshme për rinisjen e bisedimeve me SHBA

Koreja e Veriut është e gatshme të rinisë bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi.

 

Choe Son-hui tha se verikoreanët janë të gatshëm të rifillojnë diskutimet “gjithëpërfshirëse” në një mjedis të dakorduar nga të dyja palët. Deklarata e saj erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shfaqi shpresën për rinisjen e bisedimeve.

 

Reklamë

Pak orë pas deklartës së Choe, u raportua se dy raketa me rreze të shkurtër u lëshuan nga Koreja e Veriut. Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat u hodhën nga provinca Pjongan dhe se fluturuan nëpër të gjithë vendin përpara se të binin në det.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se njoftimi i Koresë së Veriut është “interesant”. Trump dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë pajtuar më 30 qershor për rinisjen e bisedimeve, të cilat kanë ngecur që nga takimi i tyre i dështuar në muajin shkurt.

 

Trump e ka kundërshtuar kërkesën e Kimit për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të çarmatimit të pjesshëm bërthamor. Koreja e Veriut ka kryer disa teste raketash qëkur Trump ka folur për herë të fundit me Kimin në qershor./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë