E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja e Jugut i frikësohet valës së dytë pas shtimit të rasteve të reja

Për shkak të shtimit të rasteve të reja në Korenë e Jugut, autoritetet janë detyruar të mbyllin baret dhe klubet në kryeqytet për shkak të frikës nga një valë e dytë e infeksioneve.

Koreja e Jugut raportoi 34 raste të reja të dielën, rritja më e madhe ditore në një muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 10.874.

Reklamë

Vendi veproi me shpejtësi për ta mbajtur nën kontroll shpërthimin e virusit dhe u vlerësua gjerësisht si një histori suksesi për shkak të strategjisë mjaft agresive.

Por të shtunën, vetëm disa ditë pasi nisi dalja nga izolimi, kryebashkiaku i Seulit urdhëroi që të mbyllen të gjitha baret dhe klubet në qytet, duke përmendur frikën e një shpërthimi tjetër.

Të dielën, Presidenti Moon Jae-in tha se rastet e reja mund të shtohen në çdo kohë, edhe kur je në momentin që po del nga izolimi. Ai tha se për asnjë çast nuk duhet ulur vigjilenca dhe kujdesi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë