Përfaqësues të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pritet të zhvillojnë këtë të martë bisedime të nivelit të lartë, mbi pjesëmarrjen e vendit komunist në lojërat olimpike dimërore që do të mbahen në muajin shkurt.

 

Pritet që pjesë e axhendës të jetë edhe përmirësimi i marrëdhënieve pas tensioneve lidhur me kërcënimet bërthamore.

 

Takimi do të mbahet në kufi, në zonën e demilitarizuar mes dy koreve. Në krye të delegacioneve do të jenë Ministri për Bashkimin i Koresë së Jugut dhe homologu i tij i koreano-verior, kryetari i Komitetit për Bashkimin Paqësor të vendit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, është shprehur më herët se takimi do të jetë një mundësi e mirë “për të treguar unitetin e njerëzve”. Ndërsa për presidentin e Koresë së Jugut Mun-Jae-in, Olimpiada Dimërore është një shans për përmirësimin e marrëdhënieve midis Koreve.

 

Takimi është përshëndetur edhe nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili u shpreh se shpreson që bisedimet mes Koresë së Veriut dhe asaj të jugut të shkojnë “përtej lojërave olimpike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *