Koreja e Veriut dështon serish ne përpjekjet per lëshimin e nje rakete balistike nga nje nëndetëse. Ky test ehte i fundit ne serine e provave te shtetit komunist, pavarësisht se OKB ka ndaluar përdorimin e ketyre raketave. Sipas ushtrisë se Koresë se Jugut, testi ehte kryer ne lindje te gadishullit korean. Ky vend e ka dënuar ate. Per Departamentin Amerikan te Shtetit, testi shkel rezolutat e Këshillit te Sigurimit te OKB. Lëshimi i raketës vjen pasi Uashingtoni dhe Seuli ranë dakord per vendosjen e nje sistemi te mbrojtjes raketore per te përballuar kërcënimet nga Peniani.