E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Koreja bën gati planin e sulmit për ishullin e Guamit

Koreja e Veriut zbulon te tjera detaje te planit për sulmin ndaj bazës amerikane te Guamit. Vendi komunist thotë se do te lëshojë 4 raketa në ishull. Plani i lëshimit të raketave, pret vetëm miratimin e liderit koreano- verior Kim Jong Un.

 

Tensioni mes Uashingotnit dhe Phenianit ditët e fundit ka njohur vetëm rritje. Më presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Koreja e Veriut do të goditej me zjarr dhe furi në rast se vijonte kërcënimet ndaj SHBA-së. Uashingtoni ka paralajmëruar se të tilla veprime mund të nënkuptojnë edhe fundin e regjimit të liderit Kim Jong Un.

 

Reklamë

Sipas sekretarit të mbrojtjes Mattis, Peniani do të mundet thellë në rast të angazhimit në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson, i cili vizitoi ishullin e Guamit siguroi amerikanët se Koreja e Veriut, nuk paraqet një kërcënim të afërt.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë