Voskopoja kryeqendra e juglindjes së vendit njihet si një nga fshatrat më të rëndësishëm turistikë jo vetëm në rajonin e juglindjes por në të gjithë Shqipërinë.

 

Nga ana e bashkisë Korçë vlerësohet si fshati model i turizmit. Jo vetëm për trashëgiminë historike e kulturore, traditat e klimën e shëndetshme po edhe investimet në infrastrukturë. Rreth 3 milion dollarë investime janë kryer në Voskopojë këto vitet e fundit.

 

Burime të bashkisë Korçë sqaruan se këto investime janë realizuar për afro 33 mijë metra katror rrugë, ndriçimin publik, qëndrën e re shëndetësore dhe restaurimin e të paktën 4 kishave.

 

Projekti i investimeve ka përfshirë edhe shkollën e Voskopojës. Banorët nga ana e tyre kanë financuar të ardhurat në bujtina apo shërbime që kanë në fokus turizmin. Falë këtyre investimeve, Voskopoja vlerësohet si fshati i shëndruar në modelin e turizmit.

 

Ndërkaq, Voskopoja është përfshirë në programin e 100 fshatrave turistikë krahas    fshatrave të Dardhës, Drenovës e Boboshticës në zonën e Korçës. Pas investimeve mbi 3 milion dollarë që e kanë trasformuar në modelin e  fshatit turistik, Voskopoja mirëpret zbatimin e projektit të 100 fshatrave që ka vendosur të zbatojë qeveria shqiptare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *