Subscribe

Tregtaret e markatës së qytetit në Korçë do të largohen nga hapësira ku kanë ushtruar aktivitetin për me tepër se dy dekada. Ndërtesa ku janë vendosur me shume se 200 tregtare të fruta –perimeve, bulmetit dhe mishit i është kthyer pronarit te truallit.

 

Ky i fundit, u ka kërkuar tregtareve te lirojnë tregun deri ne fund te shtatorit. Te pakënaqur me vendin e ri, që ju ka caktuar provizorisht bashkia, qe sipas tyre nuk ofron as kushtet me minimale te ruajtjes dhe tregtimit te produkteve, ata kane protestuar gjate paradites, duke bllokuar për pak minuta edhe rrugën para Pazarit. Tregtarët akuzojnë bashkinë, e cila edhe pse ka qene ne dijeni, prej vitit 2011, te vendimit te gjykatës, për kthimin e markatos pronareve, nuk ka gjetur një hapësirë te përshtatshme, qe aktiviteti i tyre të vijojë.

 

Per kryetarin e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ngritja e markatës së re të qytetit do të zgjidhe përfundimisht problemin e krijuar me tregtaret e vegjël, te cilët duhet të presin një vit për t’u zhvendosur ne ambientet e reja. Deri ne përfundim te projektit, bashkia ju sugjeron qe te vijojnë aktivitetin ne një zone periferike te Pazarit.

 

Ata janë te vendosur të vijojnë reagimin ndaj bashkisë, neglizhenca e se cilës rrezikon te lere pa pune një numër te madh tregtaresh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *