Edhe pse kanë përfunduar fakultetin ekonomik, këta dy të rinj, tregojnë se arsimi profesional mbetet e vetmja shpresë që ata të punësohen apo të vetëpunësohen.
Aleksander dhe Zani tregojnë se besojnë më shumë tek kursi se diploma për te gjetur një vend pune në të ardhmen.
Ndërsa drejtoresha e qendrës së formimit profesional Anxhela Taho tregon se rreth 40% e tyre që nisin një kurs profesional zotërojnë diplomë ose janë në vazhdim të shkollës së lartë. Formimi profesional ditë pas dite po merr rëndësi tek të rinjtë e qarkut juglindor. Kërkesat e tregut për zanatet e veçanta si hidraulikë, elektricistë, marangozë, rrobaqepëse, kuzhinierë shihen nga të rinjtë si një mundësi tjetër pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *