E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, shpërndarësit e drogës në Gjykatë

Prokuroria e Korçës dërgoi për gjykim 10 persona, të gjithë pjesë e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis në zonën e ish-konviktit, në këtë qytet. Sipas organit të akuzës, të gjithë të arrestuarit orientonin blerësit e lëndës narkotike që t’a konsumonin brenda ambienteve të ish-konviktit. Me qellim moszbulimin, të arrestuarit kishin krijuar dhe struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-konviktit, me qëllim që të shmangnin ndonjë ndërhyrje të forcave policore. Nëse policia do të ndërhynte, ata do të fshinin gjurmët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë