Subscribe

Rihapet edhe njëherë tjetër aksi rrugor Shtyllë-Panarit. Reshjet kanë qënë të shumta gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme.

 

 

Mjetet borëpasteuese të ndërmarrjes së shërbimeve publike pranë bashkisë Korçë kanë ndërhyrë edhe njëherë tjetër për të hapur këtë aks rrugor. Rruga është e kalueshmë për mjete të larta ndërsa për mjetet e tjera kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

 

 

Aktualisht po punohet edhe për kriposjen e kësaj rruge. Situata vazhdon të jetë tejet e vështirë sidomos në Majë të Mashkullorës aty ku trashësia e borës në vende të caktuara shkon edhe në lartësinë 2 metra për shkak të erërave të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *