Subscribe

“Dy vite me pare nga Drejtoria Pyjore u tha se i gjithë masivi ne Qafe te Qarrit dhe ne te gjitha pyjet me pisha ne te gjithë qarkun e Korçës janë pastruar nga procesionarja. Dy vite me vone nga një vëzhgim dallohet qarte se masivi ne Qafe te Qarrit ne përqindje të madhe është i mbuluar nga procesionarja, çka tregon se ne aksionin e para dy viteve nuk paska qene siç duhet”.
Masivet pyjore me pisha ne Korçe të prekura sërish nga procesionarja, po shkatërrohen ditë pas dite. Përhapja e mëtejshme e sëmundjeje së pishave pengon zhvillimin e bimësisë në zonë. Drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve publike ne Bashkinë e qytetit juglindor Thanas Tona, pranon se pastrimi i kryer para dy vitesh nuk ka dhënë rezultatet. Për Tonën për sa kohe luftimi ne mënyrë mekanike, nuk jep rezultatin e duhur. E njëjta situate paraqitësit edhe ne masivet e tjera te pyjeve, edhe pse dy vite me pare janë angazhuar me qindra punëtorë me kontrata provizore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *