Policia Rrugore në qarkun e Korçës, ka vijuar me kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si edhe me këshillimet për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

 

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë pezulluar 30 leje drejtimi, dhe 5 shtetas janë proceduar penalisht.

 

Gjatë kësaj periudhe, nga këto struktura, janë arrestuar në flagrancë 15 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Policia rrugore në Korçë ka vendosur në total 2099 masa administrative, të cilat 793 masa, për shkelje të ndryshme,  626 masa për parkim të gabuar, 491 masa për përdorim celulari, 77 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 masa për drejtim mjeti pa leje qarkullimi,  9 masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 masa për drejtim mjeti duke përdorur pije alkoolike.

 

Policia ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *