Drejtoria vendore e policisë Korçë, edhe gjatë javës që kaloi me anë të strukturave të saj ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Burime të kësaj policie bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

 

Në fshatin Drenovë, Korçë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, ku u arrestua në flagrancë 1 shtetas që posedonte një armë zjarri dhe municione luftarake pa leje.

 

Gjithashtu në fshatin Dishnicë, Korçë, u arrestua në flagrancë një shtetas, i cili posedonte armë zjarri pa leje dhe një sasi të konsiderueshme monetare të pajustifikuar.

 

Nga ana tjetër, janë plotësuar nga ana e uniformave blu 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

 

Ndërkohë në kuadër të Plan-Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotije”, kanë vijuar kontrollet e pandërprera nga ana e shërbimeve të Policisë, në ambjente të hapura dhe të mbyllura në gjithë territorin e qarkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *