E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë-Pogradec burim aksidentesh, dy ngjarje në pak orë

Dy aksidente janë shënuar brenda anjë kohe të shkurtër në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

I pari ndoddhi pranë fshatit Velitërnë, ku janë përplasur një mjet mikrobus tip “Benz” me drejtues shtetasit F.Z. dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Sh.D..

Për pasojë është dëmtuar shtetasja V.D, pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti I dytë ndodhi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Rëmenjit” janë përplasur mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Zh, me një ciklomotor me drejtues shtetasin Sh.S, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Reklamë

Për pasojë është dëmtuar  drejtuesi i ciklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë